Sekuestrohet hotel “Vollga”. Prokuroria merr edhe dokumentet në Hipotekë

19/04/2016 00:00

Prokuroria e Durrësit vendosi mesditën e së martës masën e sekuestros ndaj ish-hotel “Vollga”, pasi dyshohet se, jo vetëm është përfituar në mënyrë të paligjshme, por edhe se janë pastruar parà dhe është shpërdoruar detyra.

Prokuroria deklaron se, hetimet janë shtrirë mbi Hipotekën, Noterinë dhe Gjykatën e Durrësit, që ka marrë një vendim në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Lartë.

Nuk është hera e parë, që veprimtaritë mafioze sillen rreth një hoteli. Që nga koha e Al Capones, mafies kubane, asaj italiane, apo edhe Arkanit serb, hotelet kanë përbërë gjithmonë një vend magjepsës për mafiozët, por shpesh edhe vendi ku ata kanë përfunduar karrierën e tyre kriminale.

Përjashtim nga ky “mallkim” nuk bën edhe hotel “Vollga”, pronari i fundit i të cilit ishte Emiljano Shullazi.

Top Channel