Maqellarë, zjarr në malin e Homëshit; dyshohet për akt të qëllimshëm

19/04/2016 11:20

Mali i Homëshit, pranë zonës së Maqellarës në Dibër, është përfshirë nga flakët paraditen e sotme. Informacioni ka ardhur në redaksinë e Top Channel nëpërmjet rubrikës “Ti Raporton”.

Dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme, duke pasur parasysh faktin që temperatuar në këtë zonë nuk kanë kapur ende pikun për të rrezikuar zjarret natyrore.

Zona e përfshirë nga flakët ndodhet në një terren të rrezikshëm malor dhe është mjaft e vështirë për të ndërhyrë në shuarjen e tyre.

Top Channel