At Nikolla Marku: Jam i ligjshëm, kam firmat e 2500 besimtarëve

19/04/2016 00:00

At Nikolla Marku, prifti i Kishës Ortodokse në lagjen Kala në Elbasan ka reaguar pas akuzave që Mitropoliti i sapozgjedhur i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit bëri në drejtim të tij për uzurpim të kësaj Kishe.

At Nikolla Marku tha se është zgjedhur me 2500 firma të banorëve të lagjes Kala, ndërsa e cilësoi abuzim Mitropolinë e Elbasanit.

“Mos guxoni t’i afroheni kishës shqiptare të ortodoksisë sepse gjaku që kërkoni të derdhin do t’ju mbysë direkt ju, si në mendje ashtu edhe në shpirt. Na vjen shumë keq që dy përfaqësues të besimeve të ndryshme fetare ndodheshin aty; si babai i një teqeje ashtu edhe një përfaqësues i kishës rajonale katolike në Elbasan. Sa keq që i përdorën në mënyrën më të paturpshme. Turp për veshjen e tyre! Harmonia fetare nuk varet as nga Andoni dhe as nga Anastasi. Çdo përpjekje për përçarje në Elbasan dhe në Shqipëri do të ndëshkohet nga besimtarët tanë, por edhe nga ne si kishë”, deklaron At Nikolla Marku. 

At Nikolla Marku shkoi edhe më tej në deklaratën e tij duke akuzuar edhe përfaqësuesit e besimeve të tjera fetare, të cilët morën pjesë në ceremoninë e fronëzimit të Mitropolitit Imzot Andonit.

Përpos akuzave të përhershme që At Nikolla Marku bën ndaj Kryepeshkopit Janullatos, këtë herë në këto akuza u përfshi edhe Imzot Andoni.

Top Channel