Ndotja e lagunës në Kune, Panariti: Pasojë e derdhjes së ujërave nga fabrikat

18/04/2016 15:45

Ndotja e lagunës së Kunesë, në Lezhë, sipas ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti ka ardhur si pasojë e shkarkimeve të pakontrolluara të fabrikave.

“Kjo i detyrohet shkarkimeve të pakontrolluara të ujërave nga industria që merret me përpunimin e produkteve të peshkut. Gjithësesi, ekspertët tanë janë në terren dhe po marrin kampione për të përcaktuar shkallën e ndotjes dhe natyrisht shkallën e ndërhyrjes për të pastruar lagunën, për të shmangur asfiksinë që shkakton vdekjen e peshqve”, ka deklaruar Panariti.

Peshkatarët e lagunës së Kunesë njoftuan më herët për një sasi të madhe peshku të ngordhur për shkak të ndotjes së ujit.

Top Channel