Bulqizë, digjet gjatë natës një magazinë ushqimore

18/04/2016 11:15

Një magazinë ushqimore është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës, ku ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Ngjarja ka ndodhur në një magazinë ushqimore në njësinë administrative të Shupenzës, në Bulqizë. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet.

Top Channel