Fronëzohet Mitropoliti i Elbasanit, Peshkopi falenderon Janullatosin, akuza At Nikollës

17/04/2016 00:00

Në kishën “Shën Nikolla” të Elbasanit është zhvilluar të dielën ceremonia e fronëzimit të Mitropolitit të Shenjtë të Elbasanit, Librazhdit dhe Shpatit, Imzot Andonit. Ceremonia u organizua nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, ku i pranishëm ishte edhe Kryepeshkopi Anastas Janullatos.

Në fjalën e tij para besimtarëve dhe autoriteteve fetare, Imzot Andoni, pasi vlerësoi kontributin e madh që Janullatos ka dhënë në ringritjen e Kishës në Shqipëri, akuzoi priftin e Kishën “Shën Maria”, At Nikolla Markun, për uzurpim në mënyrë të paligjshme të kësaj kishe.

“Pavarësisht situatës paradoksale që ende vazhdon të ekzistojë në këtë kisha, ajo në mënyrë të paligjshme mbahet e zaptuar, por që me ndihmën e zotit dhe uratat tuaja do të mund të rikthehen në gjirin e kishës dhe në shërbimin e besimtarëve të qytetit”, u shpreh Imzot Andoni, mitropoliti i Elbasanit, Librazhdit dhe Shpatit.

Të pranishëm në këtë ceremoni kanë marrë pjesë qindra besimtarë, përfaqësues të besimeve të tjera fetare, deputetë dhe pushtetarë vendorë.

Top Channel