Bashkia e Tiranës aktivitete në Petrelë për promovimin e historisë dhe turizmit

17/04/2016 00:00

Në ditën ndërkombëtare të monumenteve të kulturës, Bashkia e Tiranës organizoi një sërë aktivitetesh që kishin si  qëllim jo vetëm mbrojtjen e vlerave historike dhe kulturore, por edhe promovimin e tyre si element turistik.

Kryebashkiaku Erion Veliaj vizitoi vendbanimin antik të Persqopit në Petrelë, ku tha se bashkia ka filluar vendosjen e sinjalistikës së nevojshme dhe tabelat orientuese për këdo vizitor vendas ose të huaj që kërkon të njihet me vendet historike apo monumentet natyrore që gjenden në gjithë territorin e kryeqytetit.

Kryebashkiaku vuri theksin edhe te përfitimi ekonomik që sjell promovimi i historisë dhe kulturës së zonës, si element shumë i rëndësishëm turistik.

Në këtë aktivitet Veliaj shoqërohej nga deputeti i zonës Artan Gaçi dhe arkitekti Artan Shkreli.

Top Channel