Peleshi nis nga Korça “Qytetin për fëmijët”

16/04/2016 00:00

Nga Korça qeveria nisi programin kombëtar “Qytete për Fëmijët” i cili synon ndërtimin e ambienteve ku fëmijët dhe prindërit të kalojnë kohën e lirë.

“Qytetet e fëmive janë qytete brënda qyteteve tona. Janë ishuj janë ishujt e fëmijve. Do të ndërtojmë disa ishuj fizik dhe këtu e kam fjalën për shtëpizën e fëmijëve apo qytetin e fëmijëve që bashkia e qytetit të Korçës në bashkëpunim me qeverinë shqiptare ka vendosur ta ndërtojë me arkitekturën më moderne në qytet tek ish palestra me harqe”, tha Niko Peleshi, zv. kryeministër.

Pas Korçës tha zëvëndës kryeministri Peleshi do të nisë ndërtimi i ambienteve të ngjashme e më pas në të gjitha bashkitë e mëdha të vendit.

Top Channel