Koni: Vazhdoj të jem në garën për rektor të UT

16/04/2016 00:00

Profesor doktor Mynyr Koni ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook pas deklaratës së bërë nga ish-kryeministri Berisha, në lidhje me zgjedhjet për rektor.

“Unë, kandidati Mynyr Koni, deklaroj që vazhdoj të jem në garë për postin e rektorit të Universitetit të Tiranës”, thotë Koni në profilin e tij.

Përmes postimit ai u kërkon studentëve dhe stafit akademik që, “së bashku ta çojmë përpara këtë proces zgjedhor me urtësinë dhe zgjuarsinë që karakterizon botën tonë akademike”.

Top Channel