Arsimi profesional, Klosi: Rezultatet e para falë biznesit

16/04/2016 00:00

Për Blendi Klosin arsimi profesional, një prioritet i qeverisë, ka nisur të prodhojë rezultatet e para falë bashkëpunimit të ngushtë me bizneset.

“Mos jetë shkolla qëllimi kryesor, por formimi profesional qëllimi kryesor. Duke i përcaktuar kërkesat e biznesit, ne vazhdojmë të kërkojmë që nxënësit, të marrin edukim aty ku bisnesi ka nevojë, për ato profesione që ka nevojë dhe të kemi mundësinë që edhe në Shqipëri, të largohemi nga diplomat pa fund universitare, të cilat e kanë shumë vështirë të hyjnë në tregun e punës. Të orientohemi gjithmonë e më shumë në nevojat e tregut të bisnesit”, deklaroi ministri Klosi.

Duke folur në konferencën e sindikatave nga vende të BE-së ministri Klosi kërkoi ndihmën e tyre në mbrojtje të interesave të emigrantëve shqiptarë në Europë.

“Për të vazhduar njohjen e  viteve të pensionit të mijëra emigrantëve shqiptarë që kanë emigruar  dhe kontribuar në sistemin e pensioneve për disa vite në shqipëri e prej disa vitesh të tjera kontribuojnë në të gjithë botën. Është një mekanizëm që ne po e zhvillojmë me tepër sukses dhe kemi arritur një numër të konsiderueshëm shtetesh europiane dhe euro atllantike me të cilat tashmë kemi nënshkruar marrveshjet e njohjes së pensioneve”, deklaroi Klosi.

Top Channel