Tiranë, punëtorët e pavarur bllokojnë sheshin “Shqiponja”

15/04/2016 00:00

Një grup personash bllokuan mëngjesin e sotëm lëvizjen e automjeteve në sheshin “Shqiponja” të kryeqytetit.

Në një video të dërguar në rubrikën “Ti Raporton” të Top Channel, personat në fjalë bllokuan trafikun duke vendosur automjetet tek aksi që lidh rrethrrotullimin me Unazën e Re, në momentetet e pikut të lëvizjes.

Përveç revoltimit të drejtuesve të mjeteve, të cilët u penguan pa asnjë arsye të kalonin dhe zhurmës akustike të shkaktuar, nuk pati asnjë ndërhyrje nga forcat e policisë.

Bashkia e kryeqytetit reagoi më vonë gjatë ditës duke njoftuar se, bllokuesit ishin persona që punonin me matrapikë, e që çdo ditë dalin në rrugë në pritje të ndonjë pune. Duke qenë se pushteti vendor nuk ua lejon më këtë gjë, ata zunë rrugën. 

Top Channel