Shoqëria civile padit parkun e lodrave te Liqeni

15/04/2016 00:00

Punimet tek Parku i Liqenit për projektin e lodrave vijojnë jo vetëm nën shoqërine e atyre pak të rinjve që e kanë kthyer në bazë vendin e protestës së tyre, por edhe nën kuriozitetin e qytetarëve.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile janë zhvendosur në krahun tjetër të qytetit, në rrugën Don Bosko ku edhe dorëzuan një padi përmes të cilës kërkojnë pezullimin e punimeve deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor.

‘Mungesa e planit të përgjithshëm kombëtar, që ende nuk është bërë, mungesa e përputhshmërisë së dokumentave të AKPT, detyrim prej vendimit nr.4 të 2014, mungesa e një plani të detajuar vendorë. Është i vetmi rast i veprave urbane që shkel jo më pak se 10 ligje”, thotë Sazan Guri, ambientalist.

Ndërkohë, njësia Task Force, megjithëse ka përfunduar se sekuestruari dokumentacionin pranë Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Mjedisit nuk ka vendosur ende se cilat do të jenë hapat e tjerë hetimorë dhe cilët do të jenë personat që do të pyeten mbi kallëzimin e opozitës dhe të shoqërisë civile. Të dyja palët pretendojnë se tek Parku i Liqenit po kryhet ndërtim i paligjshëm.

Top Channel