Nishani shpall qytetin e Kukësit “Nder i Kombit”

15/04/2016 00:00

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani shpalli qytetin e Kukësit “Nderi i Kombit”. Kreu i shtetit tha gjatë dorëzimit të titullit se, ai jepet për mikpritjen e madhe dhe kontributin e familjeve kuksiane gjatë eksodit të kosovarëve në vitin 1999.

Ai e cilësoi unike dhe të papërsëritshme pritjen që bënë familjet e qytetit verior. “Mikpritja është pasuria që trashëguan shqiptarët. Ju sfiduat edhe skeptikët e kohës, meritoni të viheni në piedestal”, u shpreh Nishani.

Kryetari i Bashkisë, Bashkim Shehu, i cili e mori titullin në emër të qytetarëve të Kukësit, e cilësoi këtë ditë si më të veçantën për qytetin e tij.

Top Channel