Kosovë, Presidenti Thaçi takohet me ambasadorin Delawie

14/04/2016 00:00

Në kuadër të takimeve të tij të para si President i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur këtë të enjte ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Siç njoftohet në një komunikatë për shtyp nga Presidenca, Presidenti Thaçi e falënderoi ambasadorin amerikan për mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve, si partnere kryesore e Kosovës, dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer, për të cilin tha se do të forcohet edhe më tej.

Ai e njoftoi ambasadorin Delawie se do të angazhohet për reforma në sektorin e drejtësisë, në luftimin e korrupsionit dhe diskriminimit, si dhe në dialog.

Presidenti Thaçi e përshëndeti raportin vjetor të Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në botë gjatë vitit 2015, si dhe theksoi se do t’iu kushtojë vëmendje të veçantë gjetjeve në raport.

Top Channel