Frroku, dështon seanca e parë e procesit gjyqësor

14/04/2016 00:00

Ish-deputeti Mark Frroku u paraqit mesditën e sotme në dhomën penale të Gjykatës së Tiranës, ku do të gjykohet për tre akuza penale, më e rënda prej të cilave është ajo e vrasjes me paramendim, ndërsa dy të tjerat kanë të bëjnë me fshehje të pasurisë dhe ndërtim pa leje.

Kjo dosje u transferua në Gjykatën e Tiranës nga Gjykata e Lartë, e cila shpalli moskompetencën për ta trajtuar pasi Frrokut iu hoq mandati i deputetit.

Së bashku me Frrokun në këtë proces gjykohet në munegsë edhe Kristian Marjani, i cili dyshohet se ndodhet në Londër. Pikërisht mungesa e konfrimimit se i pandehuri kishte marrë njoftim për seancën e parë gjyqësore ndaj tij u bë shkak për shtyrjen e seancës.

Mark Frroku akuzohet se në vitin 1999 ka vrarë me paramendim në Belgjikë shtetasin shqiptar Aleksandër Kurti. Hetimet ndaj Frrokut për akuzën e vrasjes janë zhvilluar nga autoritetet belge.

Top Channel