Shkollim kundër ekstremizmit, Fitoussi mbështet projektin e qeverisë

13/04/2016 09:50

Ambasadori francez Bernard Fitoussi është i pari diplomat në Shqipëri që mbështet nismën e qeverisë për mësimin e kulturave fetare në shkolla.

“Shqipëria është vend besnik me luftën kundër terrorizmit. Të dielën u zhvilluar dita e profetit Muhamet, pra nuk ka asnjë lidhje mes muslimanëve që jetojnë çdo ditë në mënyrë të paqtë dhe xhihadistëve që abuzojnë pas besimit. Të rinjtë janë rekrutuar përmes internetit. Armët tona në luftën kundër terrorizmit janë bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacioneve. Të parandalohet që në shkolla”, tha Bernard Fitoussi, ambasador i Francës në Shqipëri

Deklaratat e ambasadorit francez erdhën gjatë punimeve të seminarit për luftën kundër terrorizmit që po zhvillohet në Tiranë, ku janë të pranishëm përfaqësues nga 7 vende të ballkanit si dhe oficëret ndërlidhës të atashuar në Shqipëri.

Punën e agjencive ligjzbatuese në vend kundër terrorizmit e vlerësoi edhe ambasadori gjerman Helmut Hoffman.

Top Channel