Shkarkimi i kreut të ujësjellësit, Rami: Nuk ka konflikt politik

13/04/2016 00:00

Shkarkimi i kreut të ujësjellësit të Gjirokastrës nuk lidhet me ndonjë konflikt lokal mes LSI e PS. Ky është sqarimi që dha kryetarja e bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami.

Më herët në mënyrë publike, ajo shkarkoi drejtuesin e ujësjellësit në një takim që pati debate.

“Mungesë bashkëpunimi me ish administratorin e Ujsjellës kanalizimeve sh. A. Pavarësisht kërkesave dhe shkresave të vazhdueshme të dërguar nga bashkia për të organizuar mbledhjene  këshillit mbikqyrës, ky këshill në tetë muaj nuk u mblodh asnjëherë për të diskutuar rreth gjithë problematikave, vetëm për shkak të refuzimit të ish administratorit. Dua të theksoj se pavaërsisht interpretimeve, vendimi për largimin nga detyra të ish administratorit nuk ka asnjë ngjyrim politik, dhe aq më pak përplasje brenda koalicionit qeverisës në pushtetin qëndror dhe vendor PS- LSI”, tha Zamira Rami, kryetare e Bashkisë Gjirokastër.

Më parë ish administratori i ujësjellësit Dashmir Qeli bëri me dije se do t’i drejtohet gjykatës për të gjitha shkeljet ligjore që lidhen me mënyrën e shkarkimit të tij, ndërkohë përmendi se në atë detyre ishte vendosur nga ish kryebashkiaku Bime.

Top Channel