Miratohet marrëveshja për patrullimin ajror

13/04/2016 00:00

Qeveria miratoi marrëveshjen me aleatët e NATO-s për patrullimin e hapësirës ajrore të vendit tonë.

Marrëveshja ishte një propozim i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe është kaluar nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e kësaj të mërkure.

“Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komandës Supreme të Fuqive Aleate në Europë (SHAPE), për patrullimin e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në faqen zyrate të Qeverisë.

Top Channel