Shembja e pallateve të “Enverit”, Maks Velo: Nuk mund të bëhet

12/04/2016 00:00

Deklarata e Stefano Boerit dhënë në Top Story të hënën për të shembur ndërtesat e vjetra dhe për t’i rindërtuar ato, kundërshtohet nga arkitekti shqiptar, Maks Vela.

Ai mendon se kjo ide cënon pronësinë.

“Përcaktime të tilla kategorike, që mund të bëhen edhe me ligje dhe banorët nuk i kundërshtojnë dot, janë të dëmshme. Shqipëria nuk është as Milano, as Vjena dhe as Berlini. Kjo ka ndodhur në vende të tjera”, thotë ai.

Velo shkon me tej kur thotë se deri më tani vetëm kemi shkatërruar duke humbur atë që kemi trashëguar.

Top Channel