Kodheli propozon “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” për dy pilotët

12/04/2016 10:50

Një javë pas tragjedisë në liqenin e Shkodrës, ku humbën jetën dy pilotët Floran Delia dhe Donald Hoxha, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli propozon dekorimin e tyre me “Dekoratën e artë të Shqiponjës”.

Propozimi për dy pilotët vjen me motivacionin “Për veprimtari ose akte të guximit qytetar në kohë paqeje. Propozimi i ministres Kodheli vjen pas vendimit të marrë nga Komisioni Qendror i Statusit ”Dëshmorët e Atdheut”, për t’i shpallur “Dëshmor i Atdheut”.

Në propozimin dërguar presidentit të Republikës thuhet se kapiten Floran Delia dhe toger Donald Hoxha, kanë qenë ushtarakë të devotshëm, pilotë të talentuar dhe gjithmonë të gatshëm të sakrifikojnë për të tjerët.

Top Channel