Dy aksidente brenda 5 minutave në autostradë, nuk ka të lënduar

12/04/2016 11:45

Brenda 5 minutave dy aksidente janë regjistruar paraditen e të martës në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarjet janë referuar në rubrikën “Ti Raporton!” në Top Channel.

Mësohet se aksidenti i parë ka ndodhur tek mbikalimi i Yrshekut ku një autoveturë Mercedes Benz është përplasur me një kamionçinë. Fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale.

Ndërkaq, pa metra më vonë një makinë tip “Ford Fusion” ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalet anësore të autostradës. Gjithashtu nuk ka pasur lëndime në njerëz.

FOTO GALERI
1/12
Dy aksidente brenda 5 minutave në autostradë

Top Channel