Prezantohet pr.ligji për mirëqënien sociale

11/04/2016 00:00

Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi prezantoi në Komisionin e Ekonomisë projektligjin për ndihmën ekonomike, i cili synon të pëstrojë skemën nga abuzimi dhe dyfishimin e ndihmës financiare për familjet në nevojë.

Qeveria thotë se projektligji përcakton përmes një formule të pikëzuar për familjet dhe individët në nevojë, të cilët nuk mund të sigurojnë plotësimin e nevojave bazë jetike për shkak të aftësive dhe mundësive të kufizuara social ekonomike.

“Projektligji synon zbutjen e varfërisë për individët dhe familjet në nevojë dhe garantimin e përfshirjes sociale dhe mos diskriminimit të grupeve në nevojë në skemën e ndihmës ekonomike, nëpërmjet një formule të pikëzuar me pesha specifike e variabla të përcaktuara, duke bashkëpunuar me ekspertë të Bankës Botërore”, deklaroi Klosi.

Para deputetëve në Komision, Klosi parashtroi objektivat, që nga zgjerimi i skemës së dixhitalizuar në gjithë vendin, formula e pikëzuar, një projekt pilot që do të zbatohet fillimisht në qarqet Tiranë, Elbasan dhe Durrës, heqjen e kritereve përjashtuese, thjeshtim i procedurave, rritjen e kontrollit dhe ngritjen e një sistemi të ri vlerësimi për aftësinë e kufizuar.

Top Channel