Dibra: Do të ndryshoj mendësinë e drejtimit te Universitetit

09/04/2016 00:00

Klodeta Dibra, kandidatja për rektore të Univeristetit të Tiranës thotë se platformën po e ndërton nga takimet që po zhvillon bashkë me studentët dhe pedagogët që do ta votojnë.

Unë nuk kam premtime elektoralae thotë ajo, por një gjë është e sigurtë se do të ndryshojë mëndësinë e drejtimit të këtij universiteti.

“Në filozofinë time të drejtimit nuk mund të ndërtojë një platfgormë e tua jap të gatshme pedagogëve e studentëve, por dua të ndërtoj një platformë me studentë e pedagogë për studentët, pedagogët dhe shoqërinë shqiptare. Gjërat kryesore që do të vija re do të jetë rekrutimi i stafit akademik që të jetë ekskluzivitet i deparatmentit, rishikimi i të gjithë kurikulave, ngritja e menjëhershme e punë skërkimore shkencore, pasi sot është thembra e Akilit e institucioneve të arsimit të lartë”, thotë Klodeta Dibra , kandidate për rektor të Univeristetit të Tiranës.

Zgjedhjet për rektor dhe dekanë në universitete do të zhvillohen në 20 prill ku pedagogë dhe studentë të votojnë për kandidatin që preferojnë.

Top Channel