E akuzuar për evazion fiskal, ylli francez i filmave Isabelle Adjani dënohet me 10 muaj burg dhe gjobitet 10 mijë euro
Jemi mësuar që ta shikojmë gjithnjë me nota të theksuara humori, madje edhe atëherë kur situatat janë të ndërlikuara, batuatat e tij krijojnë atmosferë. Bëhet fjalë për Bes Kallakun, “katunarin” më të famshëm në Shqipëri.
Që nga koha kur u shfaq si një minator fatkeq, i paushqyer dhe me një dialekt për t’u dëshifruar, vit pas viti, rol pas roli, Bes Kallaku e ka bërë publikun vetëm për të qeshur. Madje, edhe në statuset që ai i hedh në rrjetet sociale gjithnjë përdor nota të theksuara humori.
Por duket se edhe ai është tokësor si të gjithë. E ka edhe ai një pikë të dobët. Nuk është ‘Ija’, por Xhensila. Këngëtarja e bukuroshe që prej disa vitesh është lidhur me yllin e Portokallisë. Në ditën e lindjes së saj, Besi ka bërë një urim krejt ndryshe nga herët e tjera, duke i shprehur dashurinë me një dedikim sa special aq edhe shumë serioz në profilin e tij në Facebook.
“Sot i uroj ditëlindjen asaj që me bukurinë që ka, për kaq vite e ka bërë jetën time më të bukur, dhe me dashurinë e saj, mua një njeri më të mirë. Nuk mjaftojnë as fjalët e as vitet për të të treguar sa t’dua. Zoti të bekoftë zemra ime. (Jemi edhe seriozë kur duhet er ejjj…)”, shkruan Bes Kallaku në statusin e tij.
Top Channel