Vrasja e gruas, Klosi: Jemi ende larg standardeve të parandalimit të krimit

07/04/2016 00:00

Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi ka kërkuar forcim të mekanizmave reagues në parandalimin e krimit ndaj gruas.

Referuar vrasjes së 28-vjeçares, Ida Dervishi një ditë më parë nga bashkëshorti i saj gardist, Klosi tha se duhet të reagojmë të gjithë, autoritetet, shoqëria për çdo sinjal apo kërcënim.

“Rasti i vrasjes së gruas nga bashkëshorti, me armën e shtetit i pafalshëm. E pafalshme që një dhunues i gruas së tij, me urdhër mbrojtje nga gjykata, vijonte punën në mbrojtje të qytetarëve dhe shtetarëve. Vrasja e gruas nga bashkëshorti, tregues se jemi ende larg standardeve të parandalimit të krimit”, tha Klosi.

Ministri ishte i pranishëm në një aktivitet kundër dhunës ndaj gruas.

Top Channel