Ekspozita e piktorit “amator”

07/04/2016 00:00

Në pikturat e tij dallohet qartazi ndikimi që ka nga piktori i njohur Gazmend Leka, pasi në 50 kuadrot që prezanton për publikun nuk mungon simbolika, frymëzim të cilin ai e merr nga profesori.

Në konturet e një piktori ‘amator’, sepse nuk ka studiuar pikture dhe as ka marrë mësime të mirëfillta, Endri Myrtaj sjell të parën ekspozite personale për të cilën ka punuar 5 vite.

“Zakonisht preferoj që jo të gjitha zërat t’i shoh. Unë shoh ato gjëra që më pëlqejnë dhe më ndihmojmë në realizimin tim dhe të pikturës sime. Preferoj që të mos shoh gjithçka që ndodh. Piktura më ndihmon që të krijojë një mikrobotë brenda kësaj bote të madhe, që herë është shumë e zhurmshme me dritëhijet e saj”, shprehet piktori.

Edhe pse e ka të vështirë të zgjedh mes tyre, Myrtaj e ka një pikturë të preferuar . “Koka e prerë” e ka titulluar autoportretin në të cilin sjell pasqyrën ku piktori i ri sheh veten.

“Aty është autoportreti im. Jo së më ka ngrënë shumë kohë për ta realizuar, por emocioni që kam përjetuar ka qenë goxha i fortë dhe ka dalë një pikturë e fuqishme”, shprehet Endri Myrtaj.

Ekspozita e artistit te ri Endri Myrtaj do të qëndrojë e hapur deri në datën 11 prill në Muzeun Historik Kombëtar.

Top Channel