Rikthehet Tulisa Contostavlos…

06/04/2016 00:00

Këngëtarja britanike, Tulisa Contostavlos po i mungonte mediave rozë prej kohësh, ndërsa tashmë ajo është shfaqur më në formë se kurrë më parë, teksa është duke shijuar diellin e nxehtë të Dubait.

Këngëtarja 27-vjeçare dukej në një formë të shkëlqye me bikini rozë, ndërsa ngjarjet e fundit me çështjet ligjore në Britani, janë harruar nga ylli i “N-Dubz”.

Tulisa u përfshi në një aksident rrugor shtatorin e kaluar në veri të Londrës dhe pas kontrolleve rezultoi se ishte duke drejtuar Ferrarin 150 mijë paund në gjendje të dehur. Edhe pse çështja gjyqësore ende nuk ka përfunduar, për këngëtaren duket se tashmë nuk ka më një rëndësi të madhe.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel