Kadastra derë më derë në Himarë, Finiq dhe Leskovik, rreth 1500 banesa të evidentuara Marshime nga të rinjtë dhe demonstrime nga sporte të ndryshme në Ditën Ndërkombëtare të Sportit. Është kjo mënyra se si shoqata, vendase e të huaja, manifestuan sot në Sheshin “Nënë Tereza” nën sloganin “Sporti për një shoqëri të barabartë”.
Aktiviteti i organizuar si një formë ndërgjegjësimi e shoqërisë për barazinë gjinore u mbështet nga Ministria e Mirëqënies Sociale.
Për të arritur barazinë gjinore ministri Klosi tha se duhet të kontribuojmë të gjithë sëbashku, për ndërgjegjësimin e rolit të gruas në shoqëri.
Klosi shtoi se jemi vendi i parë që kemi 46% gra në ndërmarrje publike e private, ndaj duhet punuar më shumë për rolin e gruas në shoqëri, duke marrë shembuj suksesi në historinë e sportit shqiptar, ku gratë ia kanë dalë të arrijnë rezultate të shkëlqyera.
Top Channel