“Unë dhe Budapesti”, ekspozita e fotografit Roland Tasho

05/04/2016 00:00

Vlerat europiane të qytetit më elegant në botë, Budapestit, nëpërmjet objektivit të fotografit Roland Tasho, vijnë të ekspozuara në 40 fotografi.

“Unë dhe Budapesti”, janë peizazhet dhe arkitektuara në të cilat koha ka lënë gjurmët e vetë.

“Për mua, Budapesti është një nga kryeqytetet më të bukur të Europës. Unë e kisha vizituar dhe para 22-23 vitesh kisha bërë një ekspozitë dhe e veçanta ishte se unë pash sërish atë Budapest, por këtë herë më të buzëqeshur”, shprehet fotografi Roland Tasho.

Në këto fotografi, Budapesti vjen nëpërmjet kishave, muzeumeve, galerive dhe rrugëve të gjelberuara, të përziera me qetësinë dhe melankolinë karakteristike të kryeqytetit hungarez. Tek-tuk edhe qytetarë të tij me kostume popullore shqiptare.

Kudo që shkojë nëpër vendet e Europës marr me vete kostume shqiptare dhe i vesh me persona që kanë një lidhje me Shqipërinë”, thotë fotografi.

Ekspozitën e vizitoi edhe presidenti i Hungarisë Ader, i cili po zhvillon një vizitë në Tiranë.

“Ishte një ide që e kisha që prej vitit 1992, që të prezantoja vendin tim nga këngvështimi i një shqiptari”, tha Presidenti hungarez.

Arkitektuara e veçantë dhe bashkë me të fizionomia e vlerave europiane në një Budapesti tjetër. Një Budapesti, të cilin koha e ka zbukuruar më tepër.

Top Channel