Ward tregon format… dhe hundën e re
04/04/2016 00:00
Bukuroshja kaliforniane Brittny Ward ka vjedhur zemrën e asit të Formula1, britanikut Jenson Button.
Por modelja tregon se edhe pse ka një fizik të mrekullueshëm, nuk ka qënë e kënaqur me hundën e saj, duke iu nënshtruar një ndryshimi. 25-vjeçarja ka postuar një foto në Instagram ku tregon punën që është bërë në një klinikë në Beverly Hills me hundën e saj, por pa ndërhyrje kirurgjikale. Të gjithë e kanë lavdëruar për punën e patëmetë.
Piloti i McLaren u nda nga bashkëshortja e tij në dhjetor, dhe prej fillimit të marsit ka bërë publike lidhjen me modelen.
Top Channel