Me safirë dhe gurë të çmuar me vlerë 140 mijë euro në US Open, tenistja Sabalenka: Bizhuteritë një mënyrë me të cilën shpreh veten
Ka më shumë se 20 vite që tregon trupin nëpër pasarela dhe Naomi Campbell tërhoqi edhe një herë tjetër vëmendjen të shtunën, në “Gala Spa Awards” në Baden-Baden të Gjermanisë, me veshjen që kishte zgjedhur për këtë rast.
45-vjeçarja dukej fantastike me një fustan të zi pothuajse i gjithi transparent në pjesën e sipërme. Copa e zezë nuk ia mbulonte fare “asetet”, duke i kënaqur sytë të gjithëve.
Në këtë mbrëmje, Naomi u nderua me çmimin “Idhulli i Bukurisë”, që vlerësonte suksesin e saj në botën e modës dhe punën e saj në fushën e bamirësisë.
Kur u pyet se si mbahej kaq mirë, ajo tha: “Mundohem të kujdesem sa më shumë për veten. Më pëlqen të zbavitem, por punoj shumë. Gjithashtu, përdor shumë produkte kozmetike”.
Top Channel