PDK i kërkon presidentes së re të kthejë Ligjin për Specialen në Kuvend, Justina Shiroka Pula pritet të marrë vendimin Kosova vazhdon të importojë më së shumti nga Serbia. Sipas statistikave të muajit shkurt, përqindja e importit nga Serbia është 14.5%, ndërsa nga Shqipëria 3.5%.
Por, 4 ditë pas fillimit të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, ekspertët e ekonomisë kanë vlerësuar se, kjo do të ndryshojë me praninë e produkteve të vendeve të BE-së.
“Tashmë që kemi nisur zbatimin e MSA-së, importuesit nga Serbia rrezikohen seriozisht. Kjo nuk është e mirëseardhur për përfaqësuesit e saj në Kosovë, nga të cilët, dy vitet e fundit Kosova ka importuar rreth 800 milionë euro produkte të ndryshme. Ndërsa përmes rrugëve ilegale, shifrat jozyrtare përllogariten të jenë më shumë se 35%, që ka një vlerë rreth 280 milionë eurosh”, tha Agim Shahini, kryetar i Aleancës kosovare të Biznesit.
Në 5 vitet e para, Kosova do të importojë mbi 1.000 produkte me tarifën zero nga 28 vende të Bashkimit Europian, duke rritur kështu konkurrencën në tregun kosovar.
Këto vlerësime, ekspertët i shprehën në tryezën e Aleancës kosovare të Biznesit, me temë “Importet nga Serbia dhe ndikimi i MSA-së në produktet që hyjnë nga vendi fqinj”.
Vlera e mallrave që janë importuar nga Serbia në vitin 2014 ka qenë 368 milionë euro, 83 milionë më shumë se në vitin 2013.
Top Channel