Adele refuzon të ndërpresë turneun

04/04/2016 00:00

Adele ka refuzuar të ndërpresë turneun e saj, pavarësisht probleme shëndetësore, pasi qëllimi i saj është të japë çdo koncert ndryshe nga turneu i mëparshëm ku u detyrua të anulonte disa të tillë.

Këngëtarja e hitit “Hello”, e cila zakonisht ka hasur probleme gjatë turneve të saj, i ka thënë audiencës së Birminghamit se ajo thuajse e anuloi koncertit për shkak të infalmacionit në gjoks.

Megjithatë, ajo është e vendosur t’i realizojë të gjithë koncertet, pavarësisht gjendjes shëndetësore.

Ajo është shprehur se edhe pse stafi i ka këshilluar se nuk duhet të performonte atë mbrëmje, por teksa Adele kishte parë fansat të mbërrinin në “Genting Arena”, ajo është ndjerë e detyruar të jepte atë koncert.

Top Channel