Gjendet pas 8 ditësh trupi i peshkatarit në Butrint

30/03/2016 00:00

Polumbarët e Forcave Detare kanë gjetur pas tetë ditësh trupin e pajetë të Edmond Shahinit, personit që u mbyt në Butrint.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 22 marsit, në Liqenin e Butrintit, ku varka ku ndodheshin babë e bir u përmbys. Djali i Shahinit arriti të dalë me not nga liqeni, ndërsa trupi i 48-vjeçarit nuk ishte gjetur deri ditën e sotme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB