Kendall Jenner shkëlqen në kopertinën e “Vogue”

24/03/2016 00:00

Për herë të parë ka dalë në kopertinën e “Vogue” dhe Kendall Jenner ishte shumë e lumtur për setin fotografik të realizuar nga Mario Testino, duke i postuar për 52.2 milionë ndjekësit e saj në Instagram fotot e bëra për atë që quhet “Bibla e modës”.

20-vjeçarja shihet duke pozuar e mbështetur në një mur, me një kostum banjoje që i rri shkëlqyeshëm.

Në intervistën për “Vogue”, ajo tregon sekretin për të qenë e suksesshme në Instagram.

“Nuk duhet bërë asgjë me planifikim dhe nuk duhen bërë postime të shpeshta. Duhet që ndjekësit të kenë uri për t’u kthyer te ty”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel