Me diell dhe temperatura relativisht të larta, si pritet moti për ditën e sotme
Futbollisti i njohur anglez, ish-kontigjent i kombëtares, Adam Johnson ka marrë ashtu siç pritej një dënim të rëndë nga gjykata për marrëdhënie seksuale me të mitur, duke u dënuar me 6 vjet burgim.
Ish-mesfushori i Sunderlandit që u përjashtua nga ekipi pasi pranoi akuzat se ishte përfshirë në një raport me një tifoze të tij 15-vjeçare, nuk shfaqi asnjë emocion gjatë shqiptimit të dënimit nga gjykatësi Jonathan Rose.
Ish-anësori që paguhej 60 mijë paund në javë nga ekipi deri para pak javësh, ka nisur menjëherë shlyerjen e dënimit pas hekurave ndërsa në motivacion theksohet se faji është rënduar nga vetë futbollisti.
Sipas gjykatësit, Johnson agravoi sanksionet pasi çoi vajzën e mitur në vende ku nuk duhej, si dhe tentoi të fshihte krimin duke manipuluar edhe dëshminë e të miturës që ka nevojë për terapi për të kaluar gjendjen e vështirë.
Ai do të shpenzojë 3 vjet në burg dhe më pas do të konvertojë pjesën tjetër të dënimit në punë për komunitetin. Por pasojat për karrierën e ish-futbollistit të kombëtares kanë nisur para sanksioneve, pasi Sunderland anuloi kontratën me të, ndërsa mamaja e vajzës së Johnson kërkoi divorcin.
Top Channel