Tiranë, aksidentohet për vdekje këmbësori

22/03/2016 00:00

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në Vaqarr të Tiranës, ku një kalimtar është përplasur për vdekje nga një automjet.

Policia ka bërë të ditur se automjeti tip “Mitsubishi” me targë AA 418 JX ishte duke lëvizur në drejtim të Ndroqit, kur ka përplasur kalimtarin. Bëhet e ditur se viktima, rreth 60 vjeç, është dërguar në morg, nga ku pritet edhe të identifikohet.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja. Forcat e policisë u angazhuan menjëherë dhe u vunë në ndjekje të tij. Pas disa minutash nga aksidenti u bë i mundur ndalimi i autorit, i cili është shtetasi Fatos Halili, 45 vjeç, banues në Kombinat. 45-vjeçari rezultoi të ishte në gjendje të dehur.

Po punohet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Top Channel