Taulant Balla dëshmon shpërthimet në Bruksel

22/03/2016 00:00

Taulant Balla, i cili ndodhet në Bruksel për punimet e Komitetit të Jashtëm të Parlementit Europian në lidhje me draft-raportin për hapjen e bisedime të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, u bë padashje dëshmitarë i sulmeve terroriste.

Balla postoi në rrjetet sociale disa foto dhe një video ku shihen shtëllunga tymi që ngrihen lartë nga një dalje e metrosë dhe njerëz që vrapojnë në panik.

“Brukseli nën sulme terroriste. Pas aeroportit u ktheva në stacionin e metrosë Maalbeck. Pak metra ose pak sekonda mund të ishin fatale. Edhe aty shpërthim”, thotë Balla.

Deputeti socialist mbyll postimin e tij duke deklaruar se duhet luftë më e fortë ndaj terrorizmit. “Janë të pabesë”, mbyll ai  postimin e tij.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel