Kryeministri belg: Ajo që i druheshim ndodhi!

22/03/2016 12:00

“Ajo që i trembeshim ndodhi! Kjo është një ditë e zezë për të gjitha vendin tonë”, deklaroi në një konferencë për shtyp, kryeministri belg, Charles Michel.

Ai tha se prioritet i autoriteteve në këto momente është shmangia e sulmeve të tjera të mundshme dhe kujdesi për të plagosurit.

“Jemi në krah të familjarëve të viktimave dhe në këto momente, detyra jonë kryesore është të përballemi me të plagosurit nga kjo”, tha ai.

Në krah të kryeministrit qëndronte prokurori i Përgjithshëm i Belgjikës i cili tha se është herët për të folur për autorësinë e ngjarjes apo numrin e autorëve të saj.

Belgjika ka ngritur nivelin e alarmit të saj në 4, më i larti në vend. Sulmet mbërijnë pak ditë nga arrestimit i Salah Abdeslam, njëri prej atentatorëve të sulmeve terroriste të Parisit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA