Operacioni “Body”, kapet 1 kg heroinë, dy të arrestuar

21/03/2016 00:00

Mbi një kilogramë drogë, e dyshuar e llojit heroinë dhe dy persona të arrestuar janë rezultatet e operacionit policor të koduar “Body”, organizuar dhe finalizuar nga seksioni për narkotikët në bashkëpunim me sektorin “Shqiponja” në kryeqytet.

Në pranga kanë rënë shtetasit, Anest Koromani, 35 vjeç dhe Romeo Beqa, 34 vjeç. Në momentin e arrestimit dy shtetasit e lartpërmendur ishin duke lëvizur në zonën e Kasharit me një automjet tip “Mercedes benz”, brenda te cilit u gjeten 561 gr lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

Në këtë moment, shtetasi Romeo Beqa tentoi të largohej me vrap, por u kap pak metra më tej nga policia, e cila gjatë kontrollit në banesën e tij gjeti edhe 508 gramë të tjera të dyshuara si heroinë.

Sipas policisë, lënda narkotike nëse do të shitej do të kapte një vlerë prej 70 mijë eurosh.

Top Channel