Gjyqtarët përdorin taksitë, shmangin ekspozimin e luksit pas akuzave për korrupsion

21/03/2016 00:00

Disa prej tyre kanë preferuar të vijnë në mbledhjen më të rëndësishme të gjyqësorit me automjetet e punës. Shumica e tyre kanë mbërritur me taksi. Fare pak kanë përdorur automjetet e tyre.

Megjithëse të ndodhur në qendër të akuzave të ashpra e përgjithësuese, njerëzit e pushtetit të tretë duken më të bashkuar se kurrë.

Por si e perceptojnë ata deklaratat për gjyqësor të korruptuar?

“Gjyqësori nuk është i korruptuar. Mund të ketë element, por jo të gjithë”, thotë një gjyqatre.

“Gjyqësori është në këtë gjendje që është sepse kështu ka punuar ekzekutivi dhe legjislativi për të. ”, thotë Manjola Bejleri.

“Që ti atribuohet ekskluzivisht vetëm gjyqësorit, është problem i madh pastaj”, shprehet Ardian Kalija.

Por derisa reforma të bëhet, gjyqtarët do të vijojnë të kryesojnë për trendin në veshje.

Top Channel