‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë
Me kërkesë të Prokurorisë së Durrësit, gjykata lokale ka vendosur masën “pezullim nga detyra” për drejtoreshën e Spitalit Rajonal, Ardjola Frashëri, e dyshuar për konsumimin e veprave penale “shpërdorim të detyrës” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.
Sipas një njoftimi për shtyp, Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimin në bazë të kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka audituar veprimtarinë ekonomike të Spitalit Rajonal të Durrësit për periudhën 2013-2015.
Nga hetimet e Prokurorisë ka rezultuar se, në të paktën 23 raste, drejtoresha Frashëri, si edhe ish-drejtori Taulant Baku, i cili gjithashtu është nën hetim, kanë urdhëruar kryerjen e prokurimit publik me procedurën e “negociimit pa njoftim paraprak”. Në bazë të ligjit “Për prokurimin publik”, kjo procedurë aplikohet vetëm në raste emergjente.
Nga hetimi i deritanishëm i prokurorisë rezulton se prokurorimet publike me negocim pa njoftim janë kryer në shkelje të ligjit, për faktin se nuk ka pasur asnjë arsyetim për kushtet e emergjencës. Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, dëmi ekonomik i shkaktuar nga këto veprime llogaritet në vlerën e rreth 70 milionë lekëve.
Top Channel