Kosovë, molotov ndaj Gjykatës Themelore të Prishtinës

20/03/2016 00:00

Persona të dyshuar kanë sulmuar me koktej molotovi ndërtesën e Gjykatës Themelore të Prishtinës, dega në Lipjan, ku si pasojë, në një zyre janë shkaktuar disa dëme materiale nga zjarri.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka dalë menjëherë në vendngjarje por ende nuk ka ndonjë person të dyshuar.

Ndaj sulmit të gjykatës me molotov ka reaguar Këshilli Gjyqësori i Kosovës, i cili dënoi sulmin duke e cilësuar si një veprim të ulët dhe kriminal ndaj institucioneve të drejtësisë.

“KGJK fton organet kompetente që të zbardhin autorët e këtij akti vandal dhe njëherit zotohet në jetësimin e misionit të institucioneve gjyqësore për të siguruar rend dhe ligj në Republikën e Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Top Channel