Kosova jashtë agjendës së KiE/ Anëtarësimi mungon në axhendë, kushti për qeverinë Kurti mbetet Asociacioni
Që mijëra shqiptarë, të Shqipërisë dhe Kosovës kërkojnë azil në Gjermani, nuk përbën më lajm, por kur një prej tyre është vëllai i Kryeministrit Mustafa, ky shndërrohet në lajm ndërkombëtar.
Rrjeti prestigjioz britanik BBC, duke ju referuar dhe mediave kosovare, shkruan se vëllai i Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, Ragip Mustafa, ka kërkuar azil në Gjermani vitin e kaluar.
Pas publikimit të këtij lajmi dhe në mediat ndërkombëtare, Kryeministri Mustafa nëpërmjet profilit të tij në “Facebook”, e ka pranuar këtë fakt, por që sipas tij tashmë vëllai ndodhet në Kosovë.
“Kjo është e vërtetë. Jam informuar nga familja e vëllait, se ai kishte kërkuar qëndrim jashtë vendit, për t’u shëruar nga një sëmundje e rëndë, për të cilën nuk gjente shërim në Kosovë. Në vjeshtën e vitit që shkoi ka pasur një ndërhyrje në Tiranë, tani është në Prishtinë. Në valën e migrimeve, kanë shkuar edhe mbesa e nipa të mi dhe janë kthyer”, shkruan Mustafa, duke e mbyllur postimin e tij me angazhimin për të gjetur zgjidhje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Top Channel