Llalla shpjegon lëvizjet në Prokurori

18/03/2016 10:45

Kryeprokurori Llalla ka shpjeguar se një pjesë e dorëheqjeve në Prokurori kanë ndodhur pasi ai i ka kërkuar ato në bazë të rezultateve të punes për vitin 2015.

Llalla shpjegon edhe mënyrën sesi janë zgjedhur drejtuesit e rinj. Kryeprokurori lajmëroi shkurt se javën e ardhshme nis punën edhe procesi i verifikimeve sipas ligjit te dekriminalizimit.

Këtë deklaratë kryeprokurori e beri gjate vizites ne Elbasan ku inspektoi edhe punimet per ndertimin e nderteses se re te drejtesise ne kete qytet.

“Pas analizave u kërkova dorëheqjen, ndërsa disa ikën vetë. Ata që u emëruan u përzgjodhën në bazë të kritereve u bënë edhe verifikimet

Në Elbasan po vijon puna për ndërtimin e një pallati të ri per drejtesine. Kryeprokurori inspektoi punimet e ndertimit dhe ne kantier ka biseduar edhe me prokuroret dhe punonjesit e prokurorise se elbasanit per permiresimin e kushteve te punes se prokuroreve ne menyre qe at ate rrisin cilesine dhe shpejtesine ne punen e tyre.

“Jemi të vetëdijshëm që kemi shumë punë për të bërë dhe jemi të vetëdijshëm edhe për vështirësitë tuaja”, tha Llalla.

Godina e re që po ndërtohet në qytetin e Elbasanit do të shërbejë si Gjykatë dhe si Prokurori e rrethit. Ajo pritet të përfundojë brenda këtij viti kalendarik.

Top Channel