Fier, vjedh banesën, arrestohet në flagrancë hajduti

17/03/2016 11:05

Agjentë të policisë së Fierit kanë arrestuar në flagrancë mëngjesin e kësaj të enjteje një person teksa po kryente një grabitje në një banesë.

Burime policore lokale bëjnë në dije se personi i arrestuar është shtetasi Astrit Likaj, i cili akuzohet për vjedhje të mbetur në tentativë, duke pasur parasysh kushtet e arrestimit.

Ndërkohë, banesa që po grabitej, nga verifikimet ka rezultuar se është pronë e shtetases me inicialet H.K.

Top Channel