Policia e Vlorës njofton nisjen e aksionit kundër kultivuesve të hashashit.

Sipas drejtorit të Policisë së Vlorës, ka informacione se po tentohet sërish të bëhen mbjellje të reja.

“Plani i veprimit për këtë qëllim do të kalojë në dy faza, e para është ajo e takimeve sensibilizuese që do të zhvillohen dhe do të ndahen sipas rretheve dhe bashkive”, thotë drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Në vitin 2015 u evidentuan 850 parcela të mbjella me kanabis të cilat u asgjësuan dhe zonat me problematikë ishin
Sevasteri, Brati, Shushica dhe Kota.

Top Channel