Dekriminalizimi, Prokuroria ngre strukturën e posaçme

16/03/2016 14:30

Prokuroria ka një rol të rëndësishëm në zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe në kuadër të këtij ligji, këtë të mërkurë, kryeprokurori Adriatik Llalla ka urdhëruar ngritjen e një strukture të posaçme.

Struktura e posaçme do të mbajë emrin Sektori i Verifikimit të Integritetit dhe do të përbëhet nga dy prokurorë, tre oficerë të Policisë Gjyqësore dhe një specialist IT.

Prokuroria do të ketë në dispozicion një regjistër me formularët e vetëdeklarimit dhe do të ngrejë gjithashtu edhe sistemin elektronik të verifikimit të këtyre formularëve.

Sipas ligjit të dekriminalizimit, prokuroria është institucioni që do të verifikojë vërtetësinë e të dhënave të paraqitura në formularë me vetëdeklarim nga ana e zyrtarëve të lartë apo personave që duan të zgjidhen.

Top Channel