Një vit e gjysmë më parë, jeta e famijes Dervishi në fshatin Prosh të Çermës, ndryshoi rrënjësisht. Shpresat e ngritura për shërimin e vajzës së tyre 23-vjeçare tanimë po shuhen njëra pas tjetrës.

Doktorëve iu desh shumë kohë për të përcaktuar diagnozën. Pavarësisht trajtimit me 4 cikle kimioterapish, ende asnjë përmirësim.

Por, pavarësisht gjithçkaje, ajo ka treguar vullnet dhe forcë për ta përballuar këtë sëmundje aspak të vështirë. Ka luftuar me gjithë forcat e saj për të mos u mposhtur, për të qenë si të gjitha bashkëmoshataret e tjera. Megjithëse tanimë, dhoma është gjithë e përditshmja e saj.

Përhapja e sëmundjes e cila po përparon me ritme te shpejta tek Ornela i “rëndon” jo vetëm familjarët por edhe të fejuarin e saj.

Top Channel