Arrestimi i efektivit, Tahiri: Shembull i bashkëpunimit polici-qytetarë-media

16/03/2016 19:00

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar në Facebook lidhur me arrestimin e efektivit të FNSH-së për grabitjen e një taksisti, pamjet e së cilës bënë xhiron e mediave.

Në profilin e tij, Tahiri e ka cilësuar arrestimin si “shembull i bashkëpunimit polici-qytetarë-media”.

“Pasqyrë perfekte e rëndësisë së kamerave të sigurisë. Ja përse miratimi i Ligjit për Sigurinë Publike është i domosdoshëm”, ka thënë Tahiri.

Top Channel